MOI

Zhvillohet aktiviteti me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve. Dt.20.06.2013
Sot në të gjithë vendet e botës, kujtohet dhe celebrohet si Dita Botërore e Refugjatëve, e vendosur me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara[1].

Bëhet fjalë për ditën botërore që i dedikohet atyre personave, në mbarë botën, që janë të detyruar të largohen e gjejnë strehim diku gjetkë, për shkak të përndjekjes që u bëhet atyre për shkak të racës, besimit fetar, përkatësisë kombëtare, anëtarësisë në grupin e veçantë shoqëror apo pikëpamjes politike.

Mesazhi i kësaj ditë është forcimi i ndjenjës së ndihmës dhe solidaritetit paqësor midis popujve, në përpjekje për të forcuar vullnetin e mirë të liderëve politikë për kontributin e tyre në parandalimin e konflikteve dhe dhënien fund të atyre që po vazhdojnë dhe që ushqejnë fluksin që krijon refugjatë dhe persona të zhvendosur, pavarësisht të shtrëngimeve të buxhetit.  Celebrimi i kësaj dite duhet të japë mesazhin e mirë duke kushtuar vëmendje ndaj atyre që janë të shtypur, dhe të mos t’u kthejmë krahët të atyre që janë në nevoja imediate jetike dhe humanitare.

Ofrimi strehimit, ky zakon i vjetër është respektuar më së mirë edhe në traditën shqiptare, të mikpritjes, duke hapur kufijtë dhe pranuar personat, të cilët ndiqeshin për shkak të racës, besimit fetar, përkatësisë kombëtare, anëtarësisë në grupin e veçantë shoqëror apo pikëpamjes politike. Kujtojmë  këtu një shembull gjatë luftës së dytë botërore, ku  me rritjen e Gjermanisë naziste një numër i hebrenjve gjermanë dhe austriakë u strehuan në Shqipëri, madje deri në vitin 1938 autoritetet shqiptare në Berlin kanë vazhduar të lëshojnë viza për hebrenjve, në një kohë kur asnjë vend tjetër evropian ishte i gatshëm për t’i pranuar ata, për të vazhduar më pas me pritjen dhe bujtjen e popullit të Kosovës gjatë konfliktit të vitit 1999.

Edhe Shqipëria si të gjitha ato vende të botës që  promovojnë dhe nxisin vlerat themelore njerëzore ka të parashikuar në sistemin e saj, sistemin e azilit, duke krijuar kuadrin ligjor, infrastrukturor dhe burimet e nevojshme për sistemin e azilit.

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e datës 10 dhjetor 1948, në nenin 14 ka afirmuar se “secili ka të drejtë të kërkojë dhe tё gëzojë vendstrehim në vende të tjera për shkak të përndjekjes.

Shqipëria ka nënshkruar dhe miratuar edhe Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Komisionerit  të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët,  nëpërmjet ligjit nr. 7833, datë 22.06.1994, të shpallur me Dekretin e Presidentit të Republikës me nr. 878, datë 06.07.1994. Në përputhje me këtë kuadër dhe me besim te vlerat universale, akti themeltar i Shtetit shqiptar ka parashikuar se “të huajt kanë të drejtën e strehimit në Republikën e Shqipërisë sipas ligjit.”

Gjithashtu Neni 80 i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit përcakton se bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në këtë fushë, do të përqendrohet në zbatimin e legjislacionit të brendshëm për përmbushjen e standardeve të Konventës së Gjenevës të vitit 1951 dhe Protokollit të New Yorkut të vitit 1967, për të siguruar në këtë mënyrë respektimin e parimit të moskthimit të individit në atë vend që përbën kërcënim për jetën e tij, si dhe të të drejtave të tjera të azilkërkuesve dhe refugjatëve.

Shteti Shqiptar sot ofron një sërë shërbimesh jetike për personat në nevojë për mbrojtje ndërkombëtare duke ndritur 11 pika kufitare të vendit me mjedise të përkohshme pritje – për jo më shumë se 24  orë për t’i transferuar më vonë në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit.

Sot në Shqipëri ka një Qendër Kombëtare e  Pritjes së Azilkërkuesve që është ngritur dhe funksionon në kuadër të ndërtimit të sistemit të  azilit në Shqipëri i cili është tashmë pjesë e pandarë e Sistemin të  përbashkët të  Azilit të   Bashkimit Europian me synim  krijimin e një zone të lirë sigurie dhe drejtësie për të gjithë ata që, të detyruar nga rrethanat kërkojnë mbrojtje në mënyrë të ligjshme.

Plotësimi i standardeve minimale për pritjen e azilkërkuesve dhe respektimi i të drejtave themelore, dinjitetit njerëzor për të gjithë azilkërkuesit pa dallim ngjyre, race, besimi fetar, përkatësie shoqërore apo bindje politike janë objektivat themelore që ndiqen nga autoritetet shtetërore në këtë aspekt.

Mbi moton “Shqipëria  një model  i suksesshëm për azilin”

Për momentin në Shqipëri gjenden rreth 78  refugjatë dhe rreth 66 azilkërkues. Ata vijnë nga e gjithë bota ku mund të listojmë: Irak, Iran, Afganistan, Kinë, Kosovë, Bosnjë, Tunizi, Nepal, Indi, Jordani, Turqi, Algjeri, Nigeri, Kongo, Somali , Siri etj.

Aktualisht pjesën më të madhe të refugjatëve në Shqipëri e zënë iranianët (muxhahedinët) e ardhur nga Iraku.

Në vazhdën e traditës së saj humanitare për mbështetjen e personave në nevojë dhe kontributin në parandalimin apo shuarjen e konflikteve që prekin të drejtat themelore dhe liritë e personave, sidomos atyre që diskriminohen, Qeveria e Republikës së Shqipërisë, ka marrë vendimin e saj human e bujar për t’i ofruar strehim një grupi prej 210 personash, me nevoja të ngutshme,  nga kampi Ashraf i Irakut, në vijim të  zbatimit të marrëveshjes për strehimin e tyre në Shqipëri, duke u solidarizuar me thirrjen e Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar të gjithë ata që janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës, konfliktit dhe persekutimit, gjithashtu, ky vendim i Qeverisë Shqiptare ka ardhur edhe në përgjigje e qeverisë shqiptare ndaj kërkesës së Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse Shqipëria ka qenë një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Irak.

Ne besojmë se ofrimi i strehimit të banorëve të ish Kampit Ashraf jashtë Irakut është një zgjidhje e qëndrueshme duke ndihmuar rajonin drejt konsolidimit  te paqes. Dhe sot në këtë ditë,  gjejmë rastin t’i bëjmë thirrje të gjithë vendeve të tjera të ndjekin shembullin  humanist për të ofruar atyre që gjenden në nevojë ndihmë dhe strehim për mbrojtje ndërkombëtare.

Qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme ka marrë të gjitha masat për  pritjen, akomodimin dhe qëndrimin e sigurt të personave në Shqipëri, si edhe integrimin e socializimin e tyre në jetën normale, në zbatim të programit për strehimin e këtyre personave, të cilët gëzojnë statusin e refugjatit. Bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve me UNHCR në përmbushje të qëllimeve të përbashkëta ka qenë çelësi i suksesit.

Të gjithë azilkërkuesit-refugjatët kanë të garantuar lëvizjen e lire, arsimimin për sistemin para shkollor dhe shkollor, shërbimin shëndetësor , kurset e gjuhës shqipe dhe kurse të tjera profesionale e asistencën ligjore. Ata trajtohen si të gjithë njerëzit  e tjerë, lëvizin lirisht, pajisen me leje pune pas miratimit të procedurave përkatëse dhe mund të zgjedhin të jetojnë përfundimisht në Shqipëri duke  respektuar të gjitha ligjet e vendit.

Shqipëria është radhitur në krah të atyre vendeve juridikisht të qytetëruar, duke promovuar dhe përhapur vlerat e njerëzimit, dhe duke u bërë pjesë e Konventave Ndërkombëtare, duke krijuar një sistem të plotësuar të azilit.

Në këtë ditë u zhvillua një aktivitet në Qendrën Kombëtare në Babrru nga UNHCR, ku ishin ftuar përfaqësues të ambasadave të huaja dhe OJF ku morën pjesë  dhe refugjatët e strehuar në këtë qendër. Zonja Zineb Touimi Benjelloun koordinatore rezidente e OKB ne Tiranë lexoi edhe mesazhin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB,  Ban Ki Moon me këtë rast.

[1] Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, më 4 dhjetor 2000, miratoi rezolutën. 55/76, ku ai vuri në dukje se 2001 shënoi 50 vjetorin e Konventës së vitit 1951 lidhur me Statusin e Refugjatëve.

Ministri i Brendshëm z. Flamur Noka priti në takim Misionin parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Dt.10.06.2013
Sot me datë 10 Qershor 2013, Ministri i Brendshëm z. Flamur Noka priti në takim Misionin parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të kryesuar nga z. Luca Volonte (EPP/CD – Italia).

Ministri i Brendshëm informoi parlamentarët evropianë mbi hapat e ndërmarrë nga Ministria e Brendshme  për hartimin e listave  të zgjedhësve sipas Kodit Zgjedhor dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ministri Noka garantoi se këto janë listat më të mira të hartuara ndonjëherë, që janë përpiluar gjatë një procesi tërësisht transparent dhe ligjor, që do të ndikojnë absolutisht  në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Ministri i Brendshëm Noka bëri një prezantim mbi masat e marra nga Ministria e Brendshme konform detyrave që Kodi Zgjedhor i cakton strukturave të saj për të siguruar një proces zgjedhor të qetë dhe të sigurt.

Parlamentarët evropianë shprehën vlerësime për punën e bërë nga strukturat e Ministrisë së Brendshme, procesin konsultativ që ka kaluar hartimi i listave të zgjedhësve me palët e përfshira në proces dhe shprehën gjithashtu besimin se palët do të angazhohen plotësisht që ky proces zgjedhor të jetë i suksesshëm dhe t’i hapë rrugën Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Takimi me parlamentarët evropianë u zhvillua në një frymë miqësore dhe bashkëpunimi reciprok duke i ftuar vëzhguesit që të monitorojnë nga afër procesin zgjedhor dhe të reflektojnë opinionin e tyre në mënyrë sa më reale.

Ministri i Brendshëm garantoi Përfaqësuesit e Misionit Para-Zgjedhor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që Qeveria Shqiptare ka të gjithë vullnetin politik  dhe angazhimin maksimal për të zhvilluar një proces zgjedhor tërësisht transparent, të lire dhe konform standardeve ndërkombëtare.

Mbërrin grupi i dytë i refugjatëve muxhahidinë nga kampi Ashraf në Shqipëri. Dt.01.06.2013
Dje në datë 31 Maj 2013, ora 24.00, mbërriti në Rinas (Tiranë) grupi i dytë i muxhahidinëve  prej 30 personash nga kampi Ashraf i Irakut, në vijim  të  zbatimit të marrëveshjes për strehimin në Shqipëri të 210 muxhahedinëve, e cila është një përgjigje e qeverisë shqiptare ndaj kërkesës së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Brendshme ka marrë të gjitha masat për akomodimin dhe qëndrimin e sigurt të këtyre personave në  Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri.

Ndërkohë, grupi i parë i ardhur me datë 6 Maj po përshtatet dhe kanë filluar tashmë kurset për mësimin e gjuhës shqipe. Ardhja e grupit të dytë konfirmon zbatimin e këtij programi për strehimin e këtyre personave, të cilët gëzojnë statusin e refugjatit. Ata vijnë në Shqipëri nëpërmjet UNHCR, në përgjigje të kërkesës së qeverisë së SHBA, e cila ka në mbikëqyrje kampin Ashraf në Irak.

Në bazë të marrëveshjes së arritur, do të vijojë mbërritja e refugjatëve të tjerë në ditët e ardhshme, pjesë e grupit prej 210 personave, që Qeveria Shqiptare ka vendosur t’i pranojë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Qeveria ka marrë të  gjitha masat për sistemimin e tyre në  apartamente banimi të  përshtatshme duke siguruar transferimin e tyre nga Qendra e Pritjes  në banesat e tyre, brenda një  kohe të  shkurtër dhe trajtimin sipas të gjitha standardeve të parashikuara nga e drejta ndërkombëtare dhe konventat e njohura nga Republika e Shqipërisë.

Ministri i Brendshëm z. Flamur Noka nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me homologun gjerman z. Hans-Peter Friedrich gjatë një vizitë pune në Berlin. Dt.31.05.2013
Ministri i Brendshëm z. Flamur Noka, zhvilloi një vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë, ku u prit nga homologu gjerman Dr. Hans-Peter Friedrich.

Gjatë kësaj vizite, në ceremoninë e organizuar me këtë rast, të premten, më 31 maj, u nënshkrua marrëveshja midis Qeverisë shqiptare dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanise për bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Kjo marrëveshje bilaterale thellon dhe forcon ndjeshëm bashkëpunimin në fushën e shkëmbimit të informacionit në kohë reale, luftës kundër krimit të organizuar, krimeve të rënda, terrorizmit apo edhe kryerjes së operacioneve të përbashkëta, shkëmbimit të ekspertëve etj., ndërmjet agjencive ligjzbatuese të të dy vendeve tona.

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, gjatë takimit me homologun gjerman prezantoi punën e bërë dhe objektivat që qeveria shqiptare ka në fushën e sigurisë, kontrollit të kufijve, luftën kundër krimit të organizuar, si edhe investimeve të konsiderueshme, që qeveria shqiptare ka bërë për modernizimin e forcave të policisë, me qëllim rritjen dhe forcimin e kapaciteteve profesionale dhe logjistike të tyre.

Ministri i Brendshëm i RF të Gjermanisë,  Dr. Hans-Peter Friedrich, vlerësoi arritjet e Shqipërisë gjatë këtyre viteve dhe përgëzoi Ministrin Noka për rezultatet pozitive në luftën kundër krimit të organizuar, kundër trafikut të drogave të forta, menaxhimit të integruar të kufijve etj., por edhe për faktin se Shqipëria nuk rezulton të jetë më një vend problematik për trafikimin e qenieve njerëzore.

Të dy zyrtarët e lartë shprehën bindjen e plotë se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të rrisë ndjeshëm bashkëpunimin mes dy vendve, bashkëpunim i cili do të shtrihet edhe në fusha të tjera brenda kompetencës së dy ministrive, sikundër modernizimi i administratës publike, dhënies së ekspertizës dhe mbështetjes për implementimin e programeve në mbrojtje të site-ve kompjuterike.

Ministri i Brendshëm gjerman shprehu dëshirën dhe gatishmërinë për të ndihmuar palën shqiptare në proceset integruese. Bashkëpunimi i deritanishëm mes strukturave të të dy vendeve ka qenë i frytshëm dhe kjo marrëveshje do të lehtësojë edhe më shumë shkëmbimin e informacionit në kohë reale, eksperiencave profesionale dhe masave operative të koordinuara.

Zv.Ministri i Brendshëm z.Ferdinand Poni përshëndeti takimin ndërkombëtar në kuadër të projektit AdriaRadNet ku marrin pjesë Italia, Kroacia dhe Shqipëria. Dt.27.05.2013
Zëvendës Ministri i Brendshëm z.Ferdinand Poni përshëndeti sot gjatë takimit ndërkombëtar të projektit AdriaRadNet, ku marrin pjesë përfaqësuesit e emergjencave dhe mbrojtjes civile të tre shteteve, Italisë, Kroacisë dhe Shqipërisë. Ky takim u zhvillua në ambjentet e institutit të Gjeoshkencës IGJEUM dhe në të ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile z.Alfred Olli, Drejtori i IGJEUM Prof.Marenglen Gjoni, përfaqësues të Mbrojtjes civile të Italisë e Kroacisë, akademikë nga instituti italian CIMA si prof. Frank Silvio Marzano, Ph.D, dhe Prof. Marco Massabo etj.

Në fjalën e tij përshëndetëse zv.ministri Poni ndër të tjera theksoi:

“Me rastin e projektit AdriaRadNet dhe instalimin e radarit hidrometeorologjik në Shqipëri, shprehim bindjen tonë në lidhje me rëndësinë që kanë masat preventive ndaj emergjencave civile dhe në mënyrë të veçantë parashikimi hidrometeorologjik.

Monitorimi i integruar i zonës së Adriatikut në një rrjet të përbashkët, përbën një vlerë të shtuar dhe një instrument fondamental se si mund të përballojë rajoni ynë emergjencat e këtij lloji, por vlera e këtij bashkëpunimi e kapërcen disa herë vlerën financiare të këtij projekti.

Bashkëpunimi i ngushtë rajonal i cili me të drejtë vlerësohet si e vetmja mënyrë për të qenë më të mbrojtur dhe të sigurt duke zbutur rreziqet e duke u përshtatur më mirë me fenomenet që rrjedhin nga ndryshimet klimaterike është mjaft kritik, dhe pikërisht këtë vlerë ju po e promovoni në mënyrë të shkëlqyer. Sjellja në vëmendje e detyrimeve që të gjithë aktorët, në të gjitha nivelet, kanë për të trajtuar me prioritet sigurinë e qytetarëve, duke kontribuar sado pak në drejtim të shmangjes së rreziqeve nëpërmjet bashkëpunimit ndërinstitucional, përbën sërisht një meritë dhe vlerë tjetër të këtij projekti,” tha z.Poni.

Duke folur rreth programeve të qeverisë shqiptare mbi mbrojtjen civile z.Poni nënvizoi:

“Edhe kjo iniciativë bën pjesë në prioritetin strategjik që qeveria shqiptare ka në kuadër të integrimit dhe bashkëpunimit të frytshëm rajonal. Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Brendshme gjatë viteve të fundit, në kuadër të sigurisë kombëtare të vendit, ka ndërmarrë një sërë iniciativash për mbrojtjen ndaj fatkeqësive natyrore dhe atyre të shkaktuara nga dora e njeriut. Gjithnjë e më shumë po punohet dhe po investohet për përafrimin, ngritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve institucionale.”

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile z. Alfred Olli, pasi falenderoi grupet tematike të punës si Grupin Financiar, Grupin e punës së Radarit, Grupin e punës së parashikimit në Web dhe atë të përdoruesve final, në emër të asamblesë së përgjithshme të projektit, i përgëzoi partnerët për suksesin e deritanishëm.

Më tej, duke folur rreth ndryshimeve dhe reformave ligjore dhe strukturore në Emergjencat Civile, z.Olli bëri të ditur se:

“Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ndodhet aktualisht në një proces të vazhdueshëm dhe të gjerë reformash e ndryshimesh, ku ndër më kryesoret përmendim përgatitjen e draft Ligjit “Për Mbrojtjen Civile Shqiptare” punën mbi hartimin e “Strategjisë Kombëtare për Reduktimin e rreziqeve”, “Platformës Kombëtare” dhe “Planit Prioritar të Investimeve”, punën për hartimin e bazës së të dhënave kombëtare mbi fatkeqësitë natyrore, “Desinventar”, pjesëmarrjen/përfitimin nga projekte rajonale me fonde të BE-së në kuadër të Programit IPA bashkëpunimi ndërkufitar 2007-2013, IPA programi me shumë përfitues për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, apo dhe projekte të ndryshme me vende të tjera të rajonit në kuadër të DRR-it.”

Duke folur rreth një pike konkrete të këtij projekti siç është vendosja e radarit meteorologjik në rajonin verior të vendit, z.Olli, vuri në dukje se:

“Në lidhje me detyrimet tona si Partner përfitues (FB 3) DPEC, së bashku me specialistët e IGJEUM, konform kritereve dhe kërkesave teknike të përcaktuara kemi bërë të mundur identifikimin e një vendi të përshtatshëm për instalimin e miniradarit. Gjithashtu është identifikuar dhe mundësia e infrastrukturës mbështetëse për funksionimin normal të tij në rast të kualifikimit dhe pranimit të këtij vendi nga grupi teknik i radarit.”

Sa i përket infrastrukturës aktuale të monitorimit hidrometeoroligjok, z.Olli tha:

“Shqipëria ka një infrastrukture funksionale monitorimi hidrometeorologjik, me një rrjet stacionesh hidrometeorologjike të automatizuara, sistem komunikimi midis stacioneve, dhe nje infrastrukturë të dedikuar komunikimi. Gjithashtu në Shqipëri ekziston dhe një sistem i lajmërimit të hershëm mbi parashikimin e përmbytjeve dhe zjarreve në pyje si dy nga rreziqet më të shpeshta në vend. Ky sistem konsiston në një infrastrukturë monitorimi hidrometeorologjike, në sistemin e menaxhimit dhe analizës së të dhënave, në programin Deëetra si dhuratë e Mbrojtjes Civile Italiane dhe e implementuar nga Fondacioni CIMA dega shqipëri, si dhe një numri buletinesh që përgatiten nga Qëndra e Monitorimit të Rreziqeve Natyrore në IGJEUM dhe ju shpërndahen institucioneve në nivel qëndror dhe lokal,” – tha Olli në fjalën e mbajtur.

Drejtori i Institutit të Gjeoshkencës Prof. Marenglen Gjonaj, në përshëndetjen e tij u uroi mirëseardhjen miqve e partnerëve të pranishëm në këtë takim dhe bëri një historik të shkurtër të rrugës së projektit AdriaRadNet.

“Në emër të IGJEUM dhe Universitetit Politeknik kam kënaqësi t’u uroj mirëseardhjen miqve të ftuar nga Italia e Kroacia, por edhe përfaqësuesit qeveritarë, Zv.Ministrin e Brendshëm Poni dhe zyrtarët e tjerë të lartë të Ministrisë.

Në harkun e 5 viteve të fundit Instituti, përmes kontakteve intensive me Emergjencat Civile të shtetit shqiptar, arriti të realizojë kontakte edhe me CIMA-s instituti i specializuar italian për emergjencat civile në Itali. Në sajë të këtij bashkëpunimi arritëm të ngremë qendrën e ndërhyrjes për ngjarjet e veçanta, e cila u krijua falë ndihmës, asistencës e logjistikës së shtetit italian. Kjo qendër shënoi një hop cilësor në punën tonë të meteorologjisë, duke kaluar nga format konvencionale, kemi kaluar tashmë në një model totalisht virtual. Ne prodhojmë tashëm prej 2 vitesh buletine hidrologjikë, meteorologjikë dhe të mbrojtjes nga zjarri, të cilat u shpërndahen prefekturave duke i lajmëruar disa ditë përpara për ngjarjet që pritet të ndodhin. Projekti i sotëm AdriaRadNet ngërthen interesat e tre shteteve: Italisë, Kroacisë dhe Shqipërisë në një model edhe më të avancuar i cili realizohet me bashkëfinancimin e BE-së,” tha ndër të tjera Prof.Gjonaj.

Projekti AdriaRadNet është një projekt që bashkëfinancohet nga BE-ja dhe kap një buxhet total prej 2.8 mln Eurosh. Ky projekt do të vijojë për një periudhë 2 vjeçare dhe parashikon që në territorin shqiptar të instalohet një radar meteorologjik, i cili do të bëjë të mundur parashikimin në zonën e veriut të vendit dhe kryesisht një qark që kap rajonet e jugut të Kroacisë dhe Malin e zi. Të dhënat do të përpunohen nga partnerët shqiptarë, italianë e kroatë dhe do të mund të gjenden në një web-site që është i aksesueshëm ngha të gjitha palët.

Ministri i Brendshëm z. Flamur Noka priti në një takim z. Roberto Battelli, Përfaqësues i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Europën Juglindore. Dt.23.05.2013
Ministri i Brendshëm z. Flamur Noka priti sot në një takim z. Roberto Battelli, Përfaqësues i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Europën Juglindore, i caktuar nga Kryetari i Radhës së OSBE-së, si Koordinator Special i misionit të vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së.

Ministri i Brendshëm z.Noka e informoi z.  Battelli mbi punën e bërë nga strukturat e Ministrisë së Brendshme në funksion të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor që të jetë sa më transparent, i lirë dhe konform standardeve të mirënjohura ndërkombëtare. Njëkohësisht, Ministri i Brendshëm  bëri  një prezantim mbi masat paraprake që i kanë paraprirë procesit zgjedhor lidhur me përgatitjen e tij dhe realizimin e detyrave që Kodi Zgjedhor i cakton Ministrisë së Brendshme.

Zoti Battelli shprehu vlerësimin e tij për zbatimin rigoroz të detyrave që Kodi Zgjedhor i përcakton Ministrisë së Brendshme, si dhe për arritjet e transparencën në hartimin e listave të zgjedhësve.

Ministri i Brendshëm garantoi Përfaqësuesin e Posaçëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, z. Roberto Battelli që Qeveria Shqiptare ka të gjithë vullnetin politik  dhe angazhimin maksimal për të zhvilluar një proces zgjedhor tërësisht transparent, të lirë dhe konform standardeve.

Ministri Noka dhe Ministrja e Maqedonisë zj. Jankuloska përuruan sot Qendrën e Përbashkët të Bashkëpunimit Policor midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Dt.17.05.2013
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë z.Flamur Noka dhe Ministrja e Brendshme e Maqedonisë zj.Gordana Jankuloska u takuan sot në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku përuruan Qendrën e Përbashkët të Bashkëpunimit Policor midis Shqipërisë dhe  Maqedonisë, si edhe nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit në lidhje me strukturat e Kontrollit të Brendshëm dhe standardeve profesionale. Pas takimit të Qafë Thanës, sipas programit, u zhvillua edhe ceremonia e përurimit të Pikës së Përbashkët Ndërkufitare në Trebisht/Xhepisht.

Në këtë vizitë, Ministri Noka shoqërohej nga Ambasdori i Shqipërisë në Maqedoni z.Arben Çejku,  Drejtori i SHKB-së z.Bashkim Shehu, Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Kufirin dhe Migracionin z.Pëllumb Nako, drejtues të tjerë të lartë të Ministrisë sw Brendshme e Policisë së Shtetit, si edhe nga z.Guy Vinet, Shef i Departamentit për siguri në Misionin e OSBE-së në Shqipëri.

Ministri Noka në fjalën e rastit gjatë ceremonisë së përurimit të Qendrës së përbashkët në Qafë Thanë, ndër të tjera tha:

“Ky inaugurim është një hap tjetër i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, mes dy ministrive dhe strukturave tona policore. Inaugurimi i sotëm tregon vullnetin e qartë politik të dy vendeve tona për të thelluar bashkëpunimin, për ta forcuar më tej këtë bashkëpunim në luftë kundër krimit, trafiqeve e kontrabandës. Sigurisht që ky inaugurim tregon vullnetin e përbashkët për të siguruar kufij të sigurt e të pakalueshëm për elementet kriminalë. Funksionimi e ngritja e kësaj qendre bazohet në konventën e bashkëpunimit policor të vendeve të Europës juglindore dhe sigurisht që në marrëdhëniet mes Shqipërisë e Maqedonisë përbën një hap të rëndësishëm të bashkëpunimit dypalësh. Bashkëpunimi ynë me Maqedoni është një shembull në rajon dhe tashmë me krijimin e kësaj qendre të përbashkët, ne do të mundësojmë që strukturat tona policore të kenë më shumë mundësi për të bashkëpunuar, për të ndërvepruar e më shumë lehtësi për të shkëmbyer informacione. Kjo do të mundësojë që të harmonizohen veprimet e të rritet forca goditëse ndaj krimit, por njëkohësisht do të bëjë të mundur rritjen e efektivitetit mes strukturave policore.”

Lidhur me kontributin e OSBE për këtë bashkëpunim, Ministri Noka theksoi:

“Dua të shpreh edhe njëherë falenderimet e duhura për misionin e OSBE në Shqipëri, për praninë  e saj në ceremoninë e sotme përmes kreut të Sigurisë, pasi ky mision ashtu si të gjithë partnerët tanë euroatlanikë kanë asistuar, mbikëqyrur e mbështetur vazhdimisht punën e Policisë së shtetit, punën e Ministrisë së brendshme dhe qeverisë shqiptare në drejtim të çështjeve të sigurisë e zbatimit të ligjit e rendit publik.  Kjo qendër është ngritur edhe me kontributin e OSBE sidomos sa u përket pajisjeve të nevojshme, prandaj i falenderojmë edhe njëherë për mbështetjen që kanë dhënë vazhdimisht.”

Ndërsa Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë znj.Jankuloska, në fjalën e saj ndër të tjera tha se:

“Hapja e qendrës së përbashkët për bashkëpunim policor është një hap drejt thellimit dhe përmirësimit të bashkëpunimit të policisë së Maqedonisë dhe të Shqipërisë. Një sistem i tillë bashkëpunimi do të mundësojë koordinim më të mirë të shërbimeve kufitare, sepse në një vend mund t’i shkëmbejmë informacionet, të cilat me janë me rëndësi për punën e këtyre shërbimeve dhe të mund t’i zgjidhin situatat problematike në rast nevoje.

Me hapjen e qendrës së kontaktit dërgohen porosi për përmirësimin e bashkëpunimit, të lëvizjes së udhëtarëve dhe automjeteve dhe intensifikimin e komunkimit midis të dyja shteteve. Ky sistem pune lehtëson funksionimin e shërbimeve polivore të të dy vendeve tona,” tha znj.Jankuloska.

Memorandumi i Bashkëpunimit  midis strukturave të Kontrollit të brendshëm dhe standardeve profesionale, i nënshkruar sot nga të dy ministrat e Brendshëm do t’u shërbejë agjencive homologe që të bashkëpunojnë ngushtësisht  për një lufte më efikase kundër korrupsionit brenda radhëve të policisë si dhe në respektimin e të drejtave dhe lirive të individit. Memorandumi do të shërbejë për bashkëpunimin e drejtpërdrejtë dhe mbështetje reciproke, që përfshihet në kompetencat e drejtuesve të shërbimeve, e ndër të tjera, si një bazë për realizim projektesh, veprime operacionale dhe masa trajnuese të përbashkëta.

Më pas delegacionet u zhvendosën në Pikën e Kalimit Kufitar të përbashkët Trebisht-Xhepisht, ku dy ministrat, të shoqëruar edhe nga të zgjedhur lokalë, prenë shiritin e përurimit të kësaj pike kufitare.

Çelja e kësaj PKK është në vijim të praktikave te mira që Shqipëria ka ndjekur  lidhur me bashkëpunimin ndërkufitar për lehtësimin e qarkullimit të shtetasve, shkëmbimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike,  kulturore e sociale.

Për nder të Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, znj.Jankuloska shtroi një drekë në një nga pikat turistike të kësaj zone.

Njoftim mbi gjenerimin e Listës përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013. Dt.13.05.2013
Zëvendës Ministri i Brendshëm z.Ferdinand Poni publikoi para mediave të dhënat më të fundit nga Drejtoria e Gjendjes Civile lidhur me ekstraktin e listës së zgjedhjeve, e cila tashmë është në përputhje me kriteret e vendosura nga ligji për zgjedhjet. Në këtë komunikim me mediat, z.Poni, – pas vlerësimit për punën e mirë të bërë me listat, qendrat e votimit, pastrimin e emrave të dubluar si dhe shtetasve mbi 100 vjeç, – u bëri thirrje edhe njëherë punonjësve të Gjendjes Civile në të gjithë vendit dhe të zgjedhurve lokalë që të përmbyllin procesin e përgatitjes dhe shpalljes së listave përfundimtare të zgjedhësve në çdo njësi vendore, brenda këtyre 24 orëve të fundit, duke i dorëzuar pranë KZAZ-ve.

Më poshtë deklarata e z.Poni me të dhënat e përmbledhura:

Lista përfundimtare e zgjedhësve e datës 13.05.2013 është gjeneruar pranë çdo njësie të qeverisjes vendore për printim.

Lista e zgjedhësve përfundimtare përmban 3,270,936 zgjedhës.

-3,270,936 zgjedhës janë afishuar qartë pranë  5,506 qendrave të votimit në çdo njësi të qeverisjes vendore. Në listën përfundimtare të zgjedhësve nuk ka asnjë qendër votimi, përveç atyre të lejuara me ligj, që të jenë jashtë kufive numerikë.

Për sa i përket dublimeve:

-Më datë 12.12.2012, janë dërguar në zyrat e gjendjes civile për kontroll 7,674 rekorde të dyshuara si të dubluara.

-Pas gjenerimit të Listës Përfundimtare më 13 maj, u bënë kontrollet për dublimet  dhe rezultuan në fund të procedurave 1,139 rekorde të personave të dyshuar si të dubluara.

-Për 6,535 rekorde kemi marrë përgjigje nga zyrat e gjendjes civile, që nuk janë dublime ose janë pastruar:

-3,101  janë raportuar si persona të ndryshëm (binjakë).

- 2,253 janë pastruar si dublime.

-293  rekorde të bllokuar (me dokumente false).

-888 rekorde kanë aplikuar për kartë.

-750  zgjedhës nuk janë përfshirë në lista për shkak të moshës mbi 100 vjeç në datën e votimit dhe nuk janë paraqitur pranë zyrave të zyrave të gjendjeve civile.

I pyetur nga gazetarët rreth çështjes së zgjedhësve pa adresë të saktë banimi, z.Poni u shpreh se:

“Nuk ka asgjë zgjedhës në Republikën e Shqipërisë pa adresë zgjedhore të identifikuar, – ky numër është zero! Ata shtetas që i quani me numrat 888 ose 999 e dinë shumë mirë se në cilën bashki a komunë do të votojnë dhe numrin e qendrës së votimit. Ajo që nuk dinë bashkitë apo komunat, në gjysmën e të cilave drejtojnë socialistët, është shtëpia ku këta qytetarë banojnë. Ndonjëherë shtëpia mund të jetë në Itali apo Amerikë apo vend tjetër, prandaj nuk ka se si të duket pjesa e adresës së banimit të shtetasit. Kjo vjen për shkak të detyrimit tonë sine qua non, që të jetë në listë çdo qytetar mbi 18 vjeç, pavarësisht nëse e dimë apo jo adresën e shtëpisë së tij.”

I pyetur rreth dublimeve të mbetura, z.Poni tha:

“Numri është fare i ulët dhe nuk paraqet problem. Nëse nuk kemi informacionin a është dublim apo është person tjetër, nuk mund të hiqen nga lista, por janë shumë pak si numër. Përveç kësaj, askush nuk mundet të votojë dy herë, sepse do të votojë me dokument identiteti, të cilin mund ta marrësh vetëm njëherë, dhe ai shënohet në mënyrë elektronike, dhe jo vetëm në regjistrat zgjedhorë.”

Ministrat e Brendshëm Noka dhe Rexhepi përurojnë Pikën e Përbashkët të Kalimit Ndërkufitar Shishtavec-Krushevë. Dt. 10.05.2013
Ministri i Brendshëm z. Flamur Noka dhe homologu i tij kosovar z. Bajram Rexhepi, përuruan, sot në kufirin Shqipëri-Kosovë, Pikën e re të Përbashkët të Kalimit Kufitar, Shishtavec-Krushevë. Në ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues të lartë të policisë së Shqipërisë e Kosovës, autoritetet më të larta të pushtetit lokal, si edhe shumë banorë të zonave, nga të dy krahët e kufirit.

Përurimi i PPKK Shishtavec – Krushevë, është realizimi konkret dhe në kohë rekord, vetëm brenda dy javëve, i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës për hapjen e tri pikave të përbashkëta të kalimit, nënshkruar në Tiranë, nga dy ministrat. Tashmë, me krijimin e PPKK, qytetarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë dhe Kosovës do t’i nënshtrohen vetëm një kontrolli, në hyrje ose dalje, çka përmirëson shumë cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, por edhe lehtëson maksimalisht procedurat në lëvizjen e tyre. Qindra banorë të zonave, në afërsi të kësaj pike kufitare kalimi, që kishin ardhur për të marrë pjesë në këtë ceremoni, krijuan një atmosferë shumë festive.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Ministri i Brendshëm z. Flamur Noka, ndër të tjera theksoi:

“Jemi mbledhur sot këtu, për të festuar së bashku një tjetër moment shumë të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, përurimin e Pikës së Përbashkët të Kalimit Kufitar, Shishtavec-Krushevë.

Ky hap cilësor në praktikën ndërkufitare, është një tjetër tregues i forcimit dhe bashkëpunimit me Republikën e Kosovës dhe një mundësi reale për të gjithë banorët në të dy anët e kufirit që të lëvizin lirshëm, pa vonesa dhe që paralelisht sjell zhvillimin e mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, kulturore dhe njerëzore. Sot, së bashku përurojmë me gëzim të pamasë këtë urë të re bashkimi dhe komunikimi, duke lënë pas të kaluarën, si një kujtim i hidhur që nuk do të mund të përsëritet më kurrë dhe ku kufijtë mes dy vendeve tona, realisht do të jenë vetëm imagjinarë. Qeveria shqiptare dhe Kryeministri Berisha e ka konsideruar gjithmonë bashkimin dhe bashkëpunimin me Kosovën si një detyrim madhor ndaj kombit shqiptar dhe shqiptarëve kudo jetojnë.

Ju banorë të Shishtavecit, por edhe banorët e Krushevës keni të gjitha mundësitë që të udhëtoni shpejt dhe pa vonesa e të shtoni zhvillimin ekonomik dhe begatinë tuaj, qoftë në shkëmbimin e produkteve tuaja, por edhe për të qenë pranë në çdo gëzim e marrëdhënie njerëzore. Kjo zonë, që tashmë ka dalë krejtësisht nga harresa, po bën hapa të mëdhenj para dhe, në saje të investimeve tona, por edhe përthithjes së investimeve nga projekti IPA i Bashkimit Europian, shumë shpejt do të ketë edhe një insfrastrukturë rrugore moderne. Kjo zonë, një perlë e natyrës shqiptare, ka të gjitha mundësitë që shumë shpejt në të ardhmen të kthehet edhe në një mrekullit të turizmit, çka do të sjellë prosperitetin e padiskutueshëm ekonomik e social të të gjithë banorëve, në të dy anët e kufirit.”

Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës, z. Bajram Rexhepi, gjatë fjalës së tij vuri theksin te fakti se çelja e kësaj pike të përbashkët jo vetëm do të jetë lehtësojë jetesën dhe bashkëpunimin e banorëve në këto zona rurale, të cilat gjatë dimrit kanë vështirësi komunikimi e lëvizjeje, por do të ndikojë edhe në rritjen e bashkëpunimit në gjithë rajonin e Prizrenit, e zonave përrreth.

“Kjo pikë e përbashkët kalimi është një shprehje e vullnetit të dy qeverive për një Europë pa kufij. Këto zona të mrekullueshme të lëna në harresë, meritojnë më së shumti vemendje dhe sot është pikërisht një nismë që do t’u japë zhvillimin në rrafshin ekonomik, tregtar e kulturor. Investimet do të jenë në dy anët për t’u shërbyer sa më mirë banorëve të zonave në të dy anët,” tha z.Rexhepi.

Më tej Ministri i Brendshëm i Kosovës nënvizoi faktin se shumë shpejt, kjo PPKK, në sajë të investimeve, do  të kthehet në një pikë doganore edhe për qarkullimin e mallrave dhe aktiviteteve tregtare, çka do të ndihmonte zhvillimin vrullshëm ekonomik të banorëve të zonave përreth.

Më pas, të dy Ministrat e Brendshëm, vizituan ambientet e punës së PPKK Shishtave-Krushevë, si edhe u njohën nga afër me bashkëpunimin në mes policive kufitare të të dy vendeve në këtë pikë.

Ministri i Brendshëm, z. Flamur Noka, mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës në nder të Inspektor Selman Lena, rënë në krye të detyrës. Dt. 05.05.2013
Ministri i Brendshëm, z. Flamur Noka, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, efektivë të Policisë, si edhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme, morën pjesë në ceremonitë e lamtumirës, për nder të inspektorit Selman Lena, i cili humbi jetën një ditë më parë gjatë ushtrimit të detyrës.

Homazhe kryen gjithashtu Kryeministri z. Sali Berisha, zyrtarë të lartë të shtetit si edhe familjarë e qytetarë të ndryshëm, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit dhe u përkulën me respekt të thellë para trupit të pajetë inspektor Selman Lena. Kjo ceremoni u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa më pas trupi i pajetë u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e Kodrës së Kuqe.

Kryeministri Berisha në fjalën e tij para mediave, u shprehu ngushëllimet më të sinqerta dhe dhimbjen më të thellë familjarëve, kolegëve, efektivave  të Policisë së Shtetit dhe qytetarëve për këtë humbje.

Z. Berisha deklaroi mbështetjen e tij të plotë dhe të qeverisë ndaj efektivave të policisë, në luftën e tyre pa kompromis ndaj krimit, në ruajtje dhe mbrojtje të rendit publik dhe shtetit ligjor.

Ndër të tjera, kryeministri Berisha tha:

“U shpreh ngushëllimet e mia, dhimbjen, pikëllimin, për rënien në krye të detyrës të Selman Lenës, këtij inspektori të shkëlqyer të efektivave tona të rendit, këtij prindi shembullor, qytetari të mrekullueshëm e biri të shquar të një familjeje, por edhe të vendi. Lutem sëbashku me ta që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar. Sikundër kam besimin më të madh se ligji do të japë përgjigjen e merituar ndaj këtij akti kriminal.

Unë gjithashtu uroj që shoku i tij, inspektori i policisë Preng Lleshi, i cili ndodhet në gjendje shumë të rëndë, të përmirësohet e shërohet. Shpreh në emër të qeverisë, mbështetjen më të fuqishme ndaj efektivave të Policisë së Shtetit, shpreh besimin tim të madh se asgjë nuk do t’i përkulë ata, në përmbushje e detyrimeve dhe të misionit të  tyre të madh ligjor. Edhe një herë ngushëllime!”

Më pas, drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, familjarë dhe qytetarë të ndryshëm i dhanë lamtumirën për në banesën e fundit inspektorit Lena, i cili u përcoll me nderimet e duhura në varrezat e Kodrës së Kuqe.

Në emër efektivave të Policisë së Shtetit fjalën e lamtumirës e mbajti, shefi i Komisariatit nr.5 të Tiranës kryekomisar Rakip Hoxha, i cili ndër të tjera tha:

“Në këto momente, pesha e emocioneve për humbjen e kolegut tonë të shtrenjtë Selman Lena është e pamasë. Kjo ditë do të mbetet gjatë në kujtesën e çdonjërit prej nesh si një ditë plot dhimbje, jo vetëm për familjarët, miqtë, kolegët e tij, por për çdo punonjës të Policisë së Shtetit dhe çdo qytetar të këtij vendi.

Ai ishte një punonjës policie shembullor, i përkushtuar pas punës, me plot shpirt sakrifice dhe dashuri për profesionin, që në çdo moment të karrierës së tij mjaft të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, nuk reshti së punuari në ndihmë të qytetarëve.

Për 22 vite me radhë Inspektor Selman Lena, çdo ditë të jetës së tij punoi  pa u lodhur në shërbim të komunitetit, deri sa çasti tragjik i 4 majit, e goditi rëndë atë, duke i shkaktuar plagë të rënda, që do të ndërprisnin në mes  jo vetëm ëndrrat e tij për jetën, por dhe dëshirën e tij për t’i shërbyer vendit dhe gjithë komunitetit.

Vlerësimi i shprehur nga qytetarët, shteti dhe gjithë shoqëria, na bën të ndihemi më të motivuar se kurrë në përmbushjen e misionit për të ruajtur  rendin dhe sigurinë publike dhe mbrojtur liritë dhe të drejtat e njeriut” – tha në fjalën e tij shefi i Komisariatit nr. 5. z.Rakip Hoxha.

Më herët gjatë ditë së sotme, drejtues të Policisë së Shtetit kryen vizita në familjen e efektivit të policisë të rënë në krye të detyrës. Inspektori Selman Lena ishte efektiv i Policisë së Shtetit që prej vitit 1991. Në krye të detyrës u plagos dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak, efektivi i Policisë së Shtetit Preng Lleshi.