DREJTORIA E PËRGJITHSHME E REZERVAVE MATERIALE TË SHTETIT NJOFTON PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE TË ANKANDIT PËR AUTOMJETET NË PRONËSI TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË REZERVAVE MATERIALE TË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 8, të Ligjit Nr. 10160, datë 15.10.2009, “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë” e sipas përcaktimeve të VKM-së Nr.1242, datë 16.12.2009, “Për rregullat e funksionimit të komisionit të ankandit, procedurat e zhvillimit të ankandit, kriteret e vlerësimit të pronës, që nxirret në ankand, si dhe për mënyrën e indeksimit të përfitimit financiar mujor”, njoftojmë sa më poshtë:
- Fillimin e procedurës së hapur të ankandit për automjetet sipas skedave informative të mëposhtme, në pronësi të DPRMSh-së, më datë 23.12.2010.
- Vlera e përgjithshme fillestare e ankandit 996.000 (nenteqind e nentedhjete e gjashte mije) lekë me TVSH
- Dokumentacioni përkatës për çdo automjet do të jetë në dispozicion për çdo ofertues, në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Brendshme, ndërsa seti i dokumentave te ankandit mund tw tërhiqet pranë DPRMSh-së falas çdo ditë nga ora 8:00 deri ne 11:00, brenda afatit të fundit të pranimit të ofertave
- Njoftimi do të qëndrojë i publikuar për një periudhë 1 mujore kohë gjatë së cilës çdo i interesuar mund të paraqesë me shkrim ofertën
- Ofertat do të dorëzohen vetëm dorazi ose me postë pranë DPRMSh-së me adresë Rruga Abdi Toptani, përballë TORRE DRINI-Center, (Kati-I,ish-Hotel Drini) dhe afati i fundit i pranimit do të jetë data 23.12.2010 ora 9:00.
- Hapja e ofertave do të bëhet më datë 23.12.2010 ora 9:00.
- Ofertat e paraqitura pas afatit të fundit të pranimit të sipërcituar, do t’u kthehen të pahapura ofertuesve që i kanë paraqitur ato.
Njoftohen të gjithë të interesuarit se në datën 6.12.2010, prej orës 10.00 deri në orën 12.00, kanë mundësi të kryejnë kontrollet fizike të automjeteve pranë ambienteve të DPRMSh-së.








129