Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile njofton shtetasit shqiptarë se kompania ALEAT e prodhimit të pasaportave biometrike, si kompani private, në zbatim të Kodit të Punës, ditën e hënë më datë 20 gusht 2012, e ka ditë pushimi zyrtare, pasi festa e Bajramit të Madh bie ditën e diel, më datë 19 gusht 2012.
Me kërkesë të Ministrisë se Brendshme, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë nevoja emergjente, kompania ALEAT do të mbajë hapur ditën e hënë më 20 gusht 2012, vetëm sportelet e aplikimit dhe ato të shpërndarjes në polici, për shërbimin me kohë të shpejtë, i quajtur ndryshe “fast track”.
Sportelet për shërbimin e zakonshëm do të jenë të mbyllura.
I gjithë shërbimi i pasaportave do të jetë i hapur normalisht në ditën e martë, datë 21 gusht 2012 dhe në vijim.
Ndërkohë që ditën e hënë, më datë 20 gusht, shërbimi shtetëror në zyrat e gjendjes civile do të jete i hapur në oraret e zakonshme të punës.







129