Kanë vijuar gjatë gjithë ditës së sotme operacionet nga ajri të helikopterit të tipit Cugar, vënë në dispozicion nga Republika Sllovene me kapacitet 4 ton, avionet e tipit Canader të dërguar nga Republika Italiane dhe ai turk me kapacitete 8 ton, duke mundësuar kështu fikjen e disa vatrave zjarresh dhe izomin e vatrave të tjera. Gjatë mbasditës së sotme dy avionë punuan për fikjen e vatrave të zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës dhe helikopteri punoi për gjatë gjithë ditës për fikjen e zjarreve në zonën e Bulqizës. Operacionet nga ajri do të vijojnë në gjatë gjithë ditës së nesërme në zonën verilindore.
Nga informacionet e raportuara në Drejtorinë Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile nga specialistët e Emergjencave Civile në Institucionin e Prefektëve, Stacionet e PMNZSH-së në rrethe, drejtuesit dhe përfaqësuesit e njësive të Qeverisjes Vendore, nga strukturat e Shërbimit Pyjor, si dhe nga pika të tjera kontakti në nivel qendror dhe vendor, situata paraqitet si më poshtë vijon:
Në të gjithë qarqet e vendit, rezultojnë 13 vatra aktive zjarresh.
Qarku Dibër: Ka 4 vatra zjarri aktive. Vatra e zjarrit në Kacni, komuna Selishtë vazhdon
të jenë aktivë, edhe pas ndërhyrjeve të vijueshme nga ajri.
Zjarri në ekonominë pyjore në Zallë-Gjoçaj, Derjan, rrethi Mat, zjarri në “Luçan – Batër”, Martanesh dhe zjarri tek Liqeni i Zi, Bulqizë, janë vënë nën kontroll. Ndërsa dy vatrat në afërsi të Parkut Kombëatar të Lurës janë izoluar.
Qarku Korçë. Ka 1 vatra zjarri aktive. Vatra e zjarrit në fshatin Kamenicë, komuna Mollas, është riaktivizuar gjatë pasdite së sotme.
Qarku Kukës: Ka 3 vatra zjarri aktive. Vatra e zjarrit në vendin e quajtur Rrethi i Bardhë, mbi fshatin Kukaj, komuna Margegaj, është shumë aktiv. Po kështu, edhe vatrat e zjarrit në fshatin Dragobi, komuna Margegaj dhe vatra e zjarrit në vendin e quajtur Moraje, komuna Bujan mbeten problematike.
Qarku Shkodër: Ka 5 vatra zjarri aktive. Në rrethin Shkodër: Ka 1 vatër zjarri në fshatin Balza, komuna Shosh.
Në Rrethin Pukë, vazhdojnë të jenë 4 vatra zjarri aktive. Vatra e zjarrit në fshatin Arst Miliska, komuna Fierzë, e shfaqur rreth mesditës, është shumë problematike. Po kështu edhe vatra në fshatin Iballë, komuna Iballë është aktive, së bashku vatrën në fshatin Dardhë, komuna Blerim.
Ndërsa vatra në fshatin Orosh, komuna Qafë Mali, është mbyllur thuajse plotësisht.
Gjatë ditës së sotme dy avionë kanë operuar për shuarjen e këtyre vatrave të zjarrit.
Vatra e zjarrit në zonën Mzi, pas ndërhyrjes nga ajri është izoluar dhe po mbahet nën kontroll.
Qarku Berat. Nuk ka vatra zjarri.
Qarku Tiranë. Nuk ka vatra zjarri.
Qarku Elbasan: Nuk ka vatra zjarri.
Qarku Durrës. Nuk ka vatra zjarri.
Qarku Fier. Nuk ka vatra zjarri.
Qarku Gjirokastër: Nuk ka vatra zjarri.
Qarku Lezhë: Nuk ka vatra zjarri.
Qarku Vlorë. Nuk ka vatra zjarri aktive.







129