Buletine | Tendera të Publikuar
Kontakti me Drejtorinë e Përgjithshme të Zhvillimit të Prokurimeve të Përqëndruara:
Drejtor i Pergjithshem
Kontaktoni:
Tel/Faks:++355 42 22 8173
Adresa: Sheshi “Skenderbej” Nr.3
1.Përshkrimi i detyrave kryesore të aktivitetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Prokurimeve të Përqëndruara:
Detyra kryesore e Drejtorisë së Përgjithshme të Prokurimeve të Përqëndrua është realizimi i procedurave të prokurimit publik në mënyrë elektronike (në disa raste të ralla edhe me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit), bazuar në kërkesën e autoriteteve kontraktore për mallra apo shërbime të përcaktuiara në VKM?në Nr. 53 datë 21/01/2009 “Për ngarkimin e Ministrisë së Brendshme për Kryerjen e Procedurave të Prokurimit Publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të Varësisë, për disa mallra e shërbime” (e ndryshuar).
Bazuar në këtë kontekst D.P.Zh.P.P-ja luan rolin e Organit Qëndror Blerës ku detyrat dhe përgjegjesitë e saj janë si më vijon: Lexo me shume
2. Misioni dhe Objektivat e Drejtorisë së Përgjithshme të Prokurimeve të Përqëndruara:
Misioni i D.P.Zh.P.P?së është të përdori në mënyrë sa më efikase fondet e vendosura në dispozicion të saj për kryerjen e procedurave të prokurimit publik bazuar në VKM?në Nr.53 datë 21/01/2009 “Për ngarkimin e Ministrisë së Brendshme për Kryerjen e Procedurave të Prokurimit Publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të Varësisë, për disa mallra e shërbime”(e ndryshuar).
Realizimi i këtyre procedurave në mënyrë transparente dhe bërja e tyre sa më të kuptueshme dhe arritshme për operatorët ekonomike gjatë hedhjes në sistem.
Disponibiliteti për tu përgjigjur ndaj paqartësive të operatorve ekonomikë në lidhje me procedurat e prokurimit publik.
Baza Ligjore
Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Prokurimeve të Përqëndruara bazohet kryesisht në:
a) Ligjin Nr. 9643, date 20/11/2006, “Për Prokurimin Publik” (i ndryshuar).
b) VKM në Nr. 53 datë 21/01/2009 “Për ngarkimin e Ministrisë së Brendshme për Kryerjen e Procedurave të Prokurimit Publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të Varësisë, për disa mallra e shërbime” (e ndryshuar).
c) VKM Nr 1, date 10/01/2007, “Për Regullat e Prokuroimit Publik” (i ndryshuar).
Ofrimi i sherbimeve publike
Drejtoria e Zhvillimit të Prokurimeve të Përqëndruara mund të ofrojë shërbime të tipit; takime sqaruese ,me operatorët ekonomikë mbi procedurat në të cilat këta të fundit paraqesin kërkesën me shkrim apo në mënyrë elektronike pranë D.P.Zh.P.P-së për tu informuar mbi mënyrën e realizimit të tyre.







129