Drejtor i Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit
 Z. Agest Kopellaj

Kontaktoni:

Tel: ++35542247875a

Në bazë të Urdhërit të Kryeministrit Nr. 12, datë 04.02.2008, Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit varet nga Sekretari i Përgjithshëm dhe ka në përbërje një drejtor dhe tre specialistë.

Përshkrimi i detyrave kryesore të aktivitetit të Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit:

  •  Zbaton dokumentacionin ligjor që është në fuqi për Teknologjinë e Informacionit.
  • Mbështet me projekte strategjinë e Qeverisë në drejtim të zhvillimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Qeverisjes Elektronike.
  • Integron zhvillimin e Teknologjisë së Informacionit në ministri, në përputhje me hapat që ndërmerren në drejtim të Qeverisjes Elektronike si një nga prioritetet e Qeverisë.
  • Asiston rrjetin Gov-Net duke siguruar gadishmërinë dhe mirëmbajtjen e posteve të punës të lidhura me këtë rrjet.
  • Mbështet me progame dhe bën azhornonimin e tyre kundrejt sektorëve dhe drejtorive të ndryshme të ministrisë, në perputhje me kërkesat specifike të tyre.
  • Mirëmban sistemin ekzistues të kompjuterave në drejtim Hardware dhe Software.
  • Asiston dhe ndjek servisin e pajisjeve elektronike në Ministrinë e Brendshme.
  • Mbështet trajnimet me literaturë dhe manuale për përdoruesit e rrjetit të M.B, në drejtim Hardware dhe Software.
  • Bashkëpunon dhe mban lidhje me të gjitha zyrat, sektorët, drejtoritë dhe eprorët përkatës në Ministrinë e Brendshme për problemet e Teknologjisë së Informacionit.
  • Ndjek licensimin e posteve të punës dhe rrjetave LAN/WAN sipas rregullores së DSIK.
  • Merr pjesë dhe koordinon të gjitha projektet për Teknologjinë e Informacionit të Ministrisë e institucioneve në varësi, asiston dhe ndihmon në mbarëvajtjen e tyre.