Kryetar i Agjencisë së Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike (A.I.T.P.P)
Z. Bardh RICA
Kontaktoni
Tel +355 4 223 52 16
Misioni i AITPP-së:
Kryen procesin e inventarizimit dhe transferimit të pronave të paluajtshme shtetërore publike të shtetit në nëjsitë e qeverisjes vendore, drejton procesin e inventarizimit të pasurive të paluajtshme publike që administrohen nga institucionet e pushtetit qendror, dhe bën pregatitjen e akteve që dërgohen për miratim në këshillin e ministrave.
Aktet ligjore dhe nënligjore janë :
* Ligji nr.8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, i ndryshuar.
* Ligji nr.8744, datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, i ndryshuar.
* Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.500, datë 14.08.2001 “Për inventarizimin e pronave të paluajtshme shtetërore dhe transferimin e pronave në njësitë e qeverisjes vendore”, i ndryshuar.
* Udhëzimi nr.1, datë 15.02.2002,”Për plotësimin e formularit për inventarizimin dhe transferimin e ambjenteve administrative në pronësi të njësive të qeverisjes vendore”.
* Udhëzimi nr.2, datë 30.04.2002, “Për inventarizimin e pronave të paluajtshme të shtetit dhe plotësimin e formularëve”.
* Udhëzimi nr.3, datë 18.07.2002, “Për inventarizimin e pronave të palujtshme të shtetit nga njësitë e qeverisjes vendore”.
* Udhëzimi nr.15, datë 30.05.2003 “Për mënyrën e paraqitjes nga njësitë e qeverisjes vendore të kërkesave për transferimin në pronësi të tyre të pronave të paluajtshme publike”.
Strukturat që funksionojnë për kryerjen e këtij procesi janë :
* Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike në Tiranë, i cili është Institucioni përgjegjës që udhëheq procesin e inventarizimit dhe transferimit të pronave publike në zbatim të VKM nr.500, datë 14.08.2001.
* Degët e Agjencisë në 3 qarqe të vendit (Tiranë, Durrës, Gjirokastër).
* Zyrat , sektorët ose punonjësit e veçantë që janë caktuar të merren me procedurat e inventarizimit të pronave në njësitë e qeverisjes vendore dhe në institucionet e pushtetit qëndror, të cilat kanë përgjegjësi administrative.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës :
Inventarizimi përfshin të gjitha pronat të çdo kategorie dhe që janë aktualisht të regjistruara ose jo në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Inventarizohen gjithashtu prona të tjera të paluajtshme të shtetit, që nuk janë pronë publike si toka bujqësore, troje, ndërtesa, aktive të ngurtësuara të ndërmarrjeve apo shoqërive anonime, aksionet e të cilave në momentin e inventarizimit janë nën administrimin e shtetit.
Kryerja e inventarizimit të pronave publike në nivel vendor përcakton si faktor kryesor njësitë e qeverisjes vendore, duke qenë se këto të fundit kanë të drejtën ekskluzive ligjore të kërkojnë prona që transferohen në pronësi të tyre.
Procesi i transferimit kryhet ne tre faza :
* Në fazën e parë Këshilli i Ministrave miraton listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore.
* Faza e dytë e procesit, është miratimi i listës paraprake të pronave, që propozohet nga këshilli i njësisë të qeverisjes vendore që t?i transferohen pronat në pronësi ose në përdorim.
Nj.q.v i paraqesin AITPP verejtjet që kanë për pronat e miratuara në listën paraprake të inventarit. Gjatë fazës së afishimit të kësaj liste, mund të bëhen edhe korrigjimet e nevojshme në rastet kur është cënuar prona private, ose kur janë harruar prona publike pa u përfshirë në listën e inventarit.
* Faza e tretë është miratimi nga Këshilli i Ministrave i listës përfundimtare të cilat transferohen në pronësi ose në përdorim të njësive të qeverisjes vendore.
* Pas miratimit të kësaj liste, fillojnë procedurat e regjistrimit të pronave në ZRPP-në e rrethit. Për këtë qëllim është e nevojshme, që për të gjitha pronat, të përgatiten planimetritë dhe planvendosjet e tyre, të cilat do të regjistrohen sipas VKM.
Në përfundim të këtij procesi, menaxhimi i pronës shtetërore në Republikën e Shqipërisë bëhet :
* nga Institucionet e Pushtetit Qëndror, për pronat e paluajtshme në përgjegjësi administrimi të tyre.
* nga këshillat e njësive të qeverisjes vendore, për pronat e paluajtshme në pronësi të tyre.
Numrat e kontaktit me AITPP janë:
tel & fax: +355 4 223 52 16
tel: +355 4 226 99 62







129