Drejtoria

Aktivitete   | Baza ligjore  |  Plane& Strategji  |  Raporte Kombetare  |  Raporte Nderkombetare

Misioni dhe funksioni i Njësisë Antitrafik

Njësia Antitrafik funksionon pranë Ministrisë së Brendshme, sipas strukturës organizative të miratuar të kësaj ministrie. Ajo drejtohet nga zëvendësministri i Brendshëm për çështje të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

 

Paraqitja organizative

Në bazë të Urdhrit nr. 203, datë 19.12.2005 të Kryeministrit, misioni i Njësisë Antitrafik është monitorimi i veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara për zbatimin e masave te parashikuara në Strategjinë Kombëtare të Luftës kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore duke bashkërenduar punën me këto institucione në zbatim të detyrave të ngarkuara.

Detyrat kryesore janë:
a) Monitorimi i veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Luftës kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore;
b) Bashkërendimi i punës me këto institucione në zbatim të detyrave të ngarkuara nga Strategjia Kombëtare e Luftës kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore
c) Mbledhja, nga institucionet e përfshira në strategji dhe nga burime të tjera publike, e të dhënave për çështje të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe përpunimi i tyre;
Administrimi i bazës së të dhënave për viktimat e trafikimit dhe paraqitja e raporteve përmbledhëse për këtë çështje tek Komiteti Shtetëror (ndërministror) i Luftës kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Këto raporte janë publike për të tretë, sipas ligjeve nr. 8503, datë 30.06.1999, ”Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, dhe nr. 8517, datë 22.07.1999, ”Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
d) Paraqitja e propozimeve për ndryshime dhe përmirësimeve në sistemet dhe mekanizmat e Strategjisë Kombëtare të Luftës kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore;
dh) Nxitja e rritjes së transparencës së veprimtarisë së institucioneve shtetërore, të përfshira në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, me synim ndërgjegjësimin në këtë fushë, duke bashkëpunuar me institucionet e tjera dhe shoqërinë civile për këto çështje.

Njësia Antitrafik kryen rolin e Sekretariatit Teknik të Komitetit Shtetëror të luftës kundër trafikimit te qenieve njerëzore.

Kontakte

Njësia Antitrafik

Sheshi: ”Skënderbej”, Nr. 3
Tiranë

Drejtori

Zj. Irena Taga
a

Koordinatorët
Tel: +355 4 2252 100
a