Kontaktet me Drejtorinë për Shtetësinë dhe Refugjatët:
Koordinatore Rajonale e MARRI (Shkup)
Komisioneri Kombëtar për Refugjatët
Drejtore e Drejtorisë për Shtetësinë dhe Refugjatët
Znj. Drita Avdyli
Kontakt:
Tel/Fax: ++35542227524
++355694109121
![]()
Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët, si strukturë brenda Ministrisë së Brendshme, është autoriteti i vetëm i njohur me ligj për marrjen e vendimeve në rrugë administrative për dhënien dhe mohimin e azilit në Republikën e Shqipërisë, si dhe për ndjekjen e procedurave për dhënien, lënien dhe rifitimin e shtetësisë shqiptare.
Kjo drejtori e normon punën e saj mbi një sërë aktesh kombëtare dhe ndërkombëtare dhe konkretisht:
- - Konventa e Gjenevës ”Mbi statusin e Refugjatit”, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 28 korrik e vitit 1951, hyrë në fuqi më 22 prill 1954 dhe Protokollit të Neë York-ut, 4 tetor 1967, miratuar me Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, nr. 200, datë 03.06.1992
- - Ligji nr. 8942, datë 19.09.2002 ”Për ratifikimin e Konventës Europiane për Shtetësinë”
- - Ligji nr. 8389, datë 05.08.1998 ”Për shtetësinë shqiptare”, i ndryshuar me ligjin nr. 8442, datë 21.01.1999 ”Për disa ndryshime në ligjin nr. 8389, datë 05.08.1998, ”Për shtetësinë shqiptare”
- - Ligji nr. 8432, datë 14.12.1998 ”Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjin nr. 10060, datë 26.01.2009 ”Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8432, datë 14.12.1998, ”Për azilin në Republikën e Shqipërisë
- - Ligji nr. 9098, datë 03.07.2003 ”Për integrimin dhe bashkimin familjar të personave që kanë përfituar azil në Repubikën e Shqipërisë”
- - Ligji nr. 9959, datë 17.07.2008 ”Për të huajt”
- - Ligji nr. 8485, datë 12.05.1999 ”Kodi i Procedurave Administrative”, Fletore Zyrtare nr. 19, datë 07.06.1999, Faqe 578
- - Ligji nr. 9887, datë 10.03.2008 ”Për mbrojtjen e të dhënave personale”Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 ”Për rregullat e etikës në administratën publike”
- - VKM nr. 1102, datë 04.11.2009 ”Për trajtimin dhe përfitimin e shërbimeve shëndetësore të personave që kanë fituar azil dhe të personave që kanë aplikuar për azil në RSH”
- - VKM nr. 1260, datë 23.12.2009 ”Për miratimin e listës së vendeve të treta të sigurta”
- - Vendim nr. 362, datë 01.04.2009 i Këshillit të Ministrave ”Për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”
- - Vendim nr. 470, datë 06.05.2009 i Këshillit të Ministrave ”Për miratimin e modelit, specifikimeve teknike dhe formatit të dokumentave të udhëtimit për të huajt”
- - Vendim nr. 469, datë 06.05.2009 i Këshillit të Ministrave ”Për caktimin e elementeve të sigurisë dhe për miratimin e formës dhe të modelit të lejes së qëndrimit për shtetasit e huaj”. Fletore Zyrtare nr. 90, datë 18.09.2009, faqe 3940
- - Vendim nr. 431, datë 27.04.2009 i Këshillit të Ministrave ”Për një shtesë në vendimin nr. 362, datë 01.04.2009, të këshillit të Ministrave, për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”
- - Udhëzimin e përbashkët midis Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Rendit Publik, nr. 6252, datë 10.12.2001 dhe nr. 3583, datë 27.11.2001, ”Për procedurat dhe dokumentacionin për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetëisa shqiptare”, ndryshuar me Udhëzimin e përbashkët midis Ministrisë së Brendshme, nr. 5212/2, datë 17.09.2007, ”Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin e përbashkët të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Rendit Publik, ”Për procedurat dhe dokumentacionin për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare”
- - Udhëzimi i Ministrit të Brendshëm, nr. 1085, datë 12.06.2006 ”Mbi procedurat që zbaton Policia e Shtetit për përzgjedhjen e të huajve të parregullt në kufi”
- - Udhëzimi i Ministrit të Arsimit nr. 32, datë 26.10.2009 ”Për regjistrimin dhe vlerësimin e nxënësve që kanë përfituar azil në RSH”
- - Udhëzim i Ministrit të Punëve të Jashtme, nr. 1909/1, datë 12.02.2010, Ministrit të Brendshëm, nr. 408/2, datë 11.02.2010, Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, nr. 331, datë 12.02.2010 dhe Shërbimit Informativ të Shtetit, nr. 1601/1, datë 12.02.2010 ”Mbi ngritjen dhe funksionimin e regjistrit elektronik kombëtar për të huajt”
- - Urdhër i Ministrit të Brendshëm nr. 752, datë 09.12.2009 ”Për marrjen e informacionit dhe verifikimin e deklarimeve nga vendi i origjinës së azilkërkuesit”
- - Urdhër i Ministrit të Brendshëm nr. 220, datë 07.07.2010 “Për regjistrimin në regjistrin kombëtar të gjendjes civile të shtetasve të huaj që kanë përfituar azil në Republikën e Shqipërisë”
- - Rregullorja e funksionimit të Qendrës Kombëtare Pritëse për Azilkërkues, Babrru, nr. 1561/2, datë 16.05.2007.
Lidhur me procedurat e lenies, marrjes dhe fitimit te shtetesise shqiptare:
Shtetësia shqiptare është një lidhje e qëndrueshme juridike, që shprehet në të drejtat dhe detyrat e ndërsjellta të personit fizik dhe të Shtetit Shqiptar dhe:
- Shtetasi Shqiptar mundet të jetë edhe shtetas i një shteti tjetër.
- Një shtetas i huaj mund të bëhet shtetas shqiptar, nese e lejon legjislacioni i shtetit te tij (domethenë shteti tij i origjinës lejon dyshtetësinë )
Cilat janë kushtet, që duhet të plotësojë shtetasi i huaj për të fituar shtetësinë shqiptare me natyralizim :
- 1. Të ketë mbushur moshën 18 vjeç (Llogaritja behet në ditën e bërjes së kërkesës);
- 2. Të ketë banuar ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të vazhdueshme, për jo më pak se 5 vjet;
- 3. Të ketë banesë dhe të disponoje të ardhura të mjaftueshme;
- 4. Të mos ketë qenë ndonjëherë i dënuar (në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë vend tjetër) për vepra penale, për të cilat ligji parashikon dënime me jo më pak se 3 vjet heqje lirie. (Përjashtim nga ky rregull bëhen në rastet kur vlerësohet se dënimi është dhënë për motive politike);
- 5. Të ketë njohuri, të paktën fillestare, të gjuhës shqipe;
- 6. Dhënia e shtetësisë shqiptare të mos prekë sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë.
Cilat janë dokumentet që i huaji duhet të depozitojë për fitim të shtetësisë shqiptare me natyralizim ?
• Kërkesa e shtetasit të huaj drejtuar Presidentit të Republikës. Kjo kërkesë të përmbajë identitetin e plotë të kërkuesit (emër, mbiemër, datëlindje, vendlindje, shtetësinë), adresën e saktë të vendbanimit të tij të përhershëm dhe adresën ku pret informim për ecurinë e aplikimit te tij, arsyet e kërkesës për fitimin e shtetesisë shqiptare. Kërkesa nënshkruhet me emër mbiemër e firmë nga kerkuesi;
• Mendimi me shkrim të nëpunësit që pranon dokumentet për nivelin e njohurive të gjuhës shqipe;
• Çertifikata e lindjes, me vulë apostile ( ose e legalizuar në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në shtetin e huaj nga është personi që kërkon shtetësinë ) e përkthyer në gjuhën shqipe dhe e noterizuar
• Lejeqendrimi në Republikën e Shqipërisë, sipas kritereve të Ligjit për Shtetësinë (fotokopje e noteruar), nëse banon në Shqipëri;
• Akti i pronësisë së banesës ose kontrata e zënies me qira të banesës (fotokopje e noteruar);
• Kontratë pune për të punësuarit ose vërtetim nga Zyra e tatimeve për të vetëpunësuarit ose investitorët (fotokopje e noteruar);
• Dokumente që vërtetojnë disponimin e mjeteve financiare të mjaftueshme për jetesë si: garanci bankare, librezë kursimi, vërtetime zyrtare të ardhurash (fotokopje e noteruar);
• Deshmi penaliteti e marrë në vendin e origjinës dhe në vendin ku kërkuesi ka patur qëndrim legal për gjashtë muajt e fundit;
• Fotografi e aplikantit, copë tre (Në rast se ka femijë nën 14 vjeç, fotografi për secilin prej tyre).
• Çertifikatë (kur është e nevojshme) për të vërtetuar origjinën shqiptare të kërkuesit, deri në dy shkallë, qofte dhe nga njeri prind.
Legjislacioni shqiptar në fuqi u krijon lehtësira në kushtet për fitimin e shtetësisë shqiptare me natyralizim të qytetarëve të huaj që :
1. Republika e Shqipërisë ka për ta interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar;
2. Janë persona pa shtetësi;
3. Janë të martuar me një shtetas shqiptar prej jo me pak se 3 vjetësh;
4. Vërtetojnë se janë me origjinë shqiptare (deri në dy shkallë, qoftë edhe nga njëri prind);
A mund të fitojë shtetësinë shqiptare një fëmijë i lindur në territorin e Republikës së Shqipërisë nga dy prindër të huaj me qëndrim të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë?
- Një fëmijë i lindur në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga prindër me shtetësi tjetër, të cilët janë rezidentë të ligjshëm në Republikën e Shqiperisë, mund të marrë shtetësinë shqiptare me pëlqimin e të dy prindërve.
- Prindërit e fëmijës duhet të depozitojnë :
- 1. Kërkesa e prindërve drejtuar Presidentit të Republikës. Kërkesa të përmbajë identitetin e plotë të kërkuesve (emër, mbiemër, datëlindje, vendlindje, shtetësinë), adresën e saktë të vendbanimit të tyre të përhershëm dhe adresën (nr.telefoni) ku presin informim për ecurinë e aplikimit të tij, arsyet e kërkesës për fitimin e shtetësisë shqiptare (Kërkesa nënshkruhet me emër, mbiemër e firmë nga kërkuesit);
- 2. Çertifikata e lindjes së fëmijës;
- 3. Fotografi e fëmijës, copë tre;
- 4. Çertifikata e cila përcakton shtetësinë e të dy prindërve;
- 5. Deklarata noteriale e dy prindërve, ku të shprehet pëlqimi i tyre për dhënien e shtetësisë shqiptare fëmijës.
Cilat janë kushtet, që duhet të plotësojë shtetasi shqiptar për të hequr dorë nga shtetësia shqiptare ?
- Ka një shtetësi tjetër
- Ka fituar një shtetësi tjetër
- I është garantuar dhënia e një shtetësie tjetër nga organet kompetente të shtetit të huaj.
Cilat janë dokumentet që shtetasi shqiptar duhet të paraqesë për heqje dorë nga shtetësia shqiptare ?
• Kërkesa e shtetasit shqiptar drejtuar Presidentit të Republikës. Kërkesa të përmbajë identitetin e plotë të kërkuesit (emër mbiemër, datëlindje, vendlindje, kombësinë), adresën e saktë të vendbanimit të tij të përhershëm, si dhe adresën (nr.telefoni) ku pret informim për ecurinë e aplikimit te tij, arsyet e kërkesës për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare. Kërkesa nënshkruhet me emër mbiemër e firmë nga kerkuesi;
• Premtimi nga autoriteti kompetent i shtetësisë tjetër ose dokument shtetësie origjinal, marrë në vendin përkatës;
• Çertifikata e Lindjes me fotografi e aplikuesit *;
• Çertifikata Familjare e aplikuesit *;
• Vërtetimi i Gjendjes Gjyqësore *;
• Vërtetimi nga Gjykata e Rrethit *;
• Vërtetimi nga Prokuroria *;
• Vërtetimi nga Zyra e Përmbarimit *;
• Vërtetimi nga Kryetari i Njësisë Administrative që është banor i asaj njësie, në të cilin të konfirmohet adresa e saktë *;
• Çertifikata e Martesës së aplikantit e marrë në vendin ku është lidhur martesa;
• Dokumenti që vërteton rezidencën, vendbanimin e tij në shtetin premtues të shtetësisë tjetër. Në çdo rast ky dokument duhet të jetë për të gjithë anëtarët e familjes;
• Deklarata noteriale e të dy prindërve, ku të shprehet pëlqimi i tyre per heqjen dorë nga shtetësia shqiptare e fëmijeve të tyre të moshës deri 18 vjeç;
Sqarim : Dokumentet, të cilat kanë shenjen “*” të merren në Republikën e Shqipërisë.
Cilat janë dokumentet që një ish-shtetas shqiptar duhet të paraqesë për rifitim të shtetësisë shqiptare ?
• Kërkesa e qytetarit drejtuar Presidentit të Republikës. Kërkesa të përmbajë identitetin e plotë të kërkuesit (emër mbiemër, datëlindje, vendlindje), numrin dhe datën e dekretit të Presidentit të Republikës nëpërmjet të cilit i është hequr shtetësia shqiptare, adresën e saktë të vendbanimit të tij te përhershëm dhe adresën (nr.telefoni) ku pret informim për ecurinë e aplikimit të tij, arsyet e kërkesës për rifitimin e shtetësisë shqiptare. Kërkesa nënshkruhet me emër, mbiemër e firmë nga kërkuesi;
• Çertifikatë lindje dhe familjare;
• Relacion spiegues dhe konfirmimi nga komisariati i policise vendore dhe prefektura përkatese lidhur me shtetesinë që kanë ose kanë patur prindërit e çdo aplikanti;
• Deklaratë noteriale nga çdo aplikant mbi 14 vjeç për faktin e aplikimit ose jo për të fituar shtetësi tjetër;
• Vërtetimin e njësisë administrative përkatëse për çdo aplikant mbi 14 vjeç;
• Çertifikatën e lindjes ose të vdekjes të prindërve të çdo aplikanti;
• Fotografi e aplikantit, copë tre (Në rast se ka fëmijë nën 14 vjeç, fotografi për secilin prej tyre).
Ku dhe nga kush depozitohet kërkesa për shtetësinë shqiptare?
Kërkesa për shtetësinë shqiptare depozitohet në :
- Komisariatet e Policisë Vendore (Sektori i Rendit dhe Sigurisë Publike) ku aplikuesi është me banim të përkohshëm ose ka të regjistruar gjendjen civile.
- Përfaqësinë Diplomatike ose Konsullore të Republikës së Shqipërisë që mbulon shërbimet konsullore për vendin ku ai është rezident, për shtetasit e huaj apo shqiptare, që banojnë jashtë shtetit.
Për shërbimet që do të kryhen për shtetësinë, nga aplikuesi bëhet pagesë me mandat arkëtimi në arkën e komisariatit në vlerën 5.000 Lekë në momentin e dorëzimit të dokumentacionit, vlerë e cila është e pakthyeshme.







129