Drejtor i Përgjithshëm: Bashkim SHEHU
Tel: + 355 42 222 450
Email: bashkim.shehu@moi.gov.al
Misioni i SHKB-së:
“T’i garantojë komunitetit një shërbim policor të përgjegjshëm dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standartet e kërkuara”.
Tre shtyllat ku mbështetet veprimtaria e SHKB-së
1. Parandalimi, zbulimi, dokumentimi dhe hetimi paraprak i veprave penale të kryer nga punonjësit e policisë së shtetit, pavarësisht nga funksioni dhe grada.
2. Inspektimi i punës së të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit, për përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi dhe standartet e kërkuara, për garantimin e përgjegjshmërisë, efektshmërisë dhe efikasitetit të tyre.
3. Kryerja e testit të integritetit për punonjësit e Policisë së Shtetit, i cili konsiston në aplikimin e teknikave dhe metodave që shërbejnë për verifikimin e etikës dhe integritetin e një punonjësi të Policisë së Shtetit.
”Kontribuoni në luften kunder korrupsionit, duke e denoncuar ate”.
Denonconi çdo rast të sjelljeve të këqija të punonjësve të policisë shtetit, kudo që ndodheni. Për këtë ne ju sigurojmë se do të ruajmë fshehtesinë dhe menjëherë do të gjëndemi pranë jush deri në sqarimin e plotë të problemit që ju do të keni, duke goditur me forcë dhe pa hezitim rastet kur punonjës të veçantë policie abuzojnë me detyrën duke kryer veprime të kundërligjshme dhe korruptive, që cënojnë etikën dhe imazhin e Policisë së Shtetit.
SHKB-ja disponon fond buxhetor të posacëm për të shpërblyer personat që denoncojnë korrupsionin.
Mënyrat e kontaktimit:
Email:shkb@moi.gov.al
Fax: + 355 42 271 – 735
Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit falas)
Të gjithë abonentët e telefonisë celulare të kompanive “VODAFONE”, “AMC”, “EAGLE Mobile” dhe “Albtelecom Albania”, mund të telefonojnë pa pagesë në këtë numër për të denoncuar rastet korruptive të oficerëve të Policisë së Shtetit në detyrë dhe për shkak të saj.
Pranë Zyrës së Informacionit dhe Ankesave nga ora 08:00 – 22:00, SHKB, Ministria e Brendshme.








129